Sport
Harry Kane ka vetëm edhe 15 muaj kontratë, por Tottenhami i cakton çmim marramendës
Demokracia
14:19 | 05 Mars 2023

Share:

Tottenham Hotspur thuhet se ka vendosur një çmim masiv prej 100 milionë funtesh apo rreth 115 milionë euro për Harry Kane në mes të interesimit nga Manchester United.

Erik ten Hag mendohet të jetë i etur për të marrë një sulmues këtë verë pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Dhe Djajtë e Kuq besohet se po monitorojnë anglezin Kane, i cili ka 15 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Spurs.

Pavarësisht situatës së kontratës së kapitenit të Anglisë, Spurs po kërkojnë mbi 115 milionë euro për asetin e tyre të çmuar.

Është mediumi Football Insider, i cili pretendon se klubi do të refuzojë të pranojë oferta për të që bien nën çmimin e tyre të kërkuar.

Kane, i cili mbush 30 vjeç në korrik, kërkohej nga Manchester City verën e kaluar para se të rrëmbenin Erling Haaland.

Anglezi po shijon një tjetër sezon pjellor te Spurs këtë sezon, pasi ka shënuar 18 gola në Ligën Premier, ndërsa vetëm Haaland ka shënuar më shumë gola në ligë se ai këtë sezon.

Të ngjashme