Lajme
Haradinaj: Veprimet e papërgjegjshme të regjimit të Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës çuan në rrëmbimin e policëve
Demokracia
14:17 | 26 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se lirimi i tre policëve nuk konsiderohet si ngjarje e mbyllur dhe se as Kurti e as Vuciq nuk mund ti ikin përgjegjësive.

“Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre”.

“As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund ti paguajë çmimet për veprimet e papërgjegjësive politike të regjimit në Serbi apo të veprimeve të papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se lirimi i tre policëve është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së amerikanëve.

“Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme