Lajme
Haradinaj-Stublla: Drejtimi Euroatlantik i Kosovës dhe Malit të Zi, vendimtar për sigurinë në Ballkan
Demokracia
12:14 | 10 Shkurt 2021

Share:

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i cili po e përfundon misionin e tij diplomatik.

Haradinaj-Stublla gjatë takimit tha se mbarëvajtja e drejtimit euroatlantik të Kosovës dhe Malit të Zi është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, shkruan Demokracia.com.

“Është e rëndësishme ruajtja e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë midis dy vendeve përmes vazhdimit të projekteve të përbashkëta ndër-kufitare dhe infrastrukturore, siç është rruga Deçan-Plavë të cilat do t’i japin hov zhvillimit ekonomik lokal dhe lidhjeve ndërkombëtare të rajonit”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo më tej tha se është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Washingtonit për njohje reciproke, për t’i dhënë paqen e qëndrueshme rajonit dhe për të nisur një kapitull të ri të fqinjësisë së mirë, përfshirë këtu edhe me Malin e Zi dhe Bosnjën./Demokracia.com

DREJTIMI EURO-ATLANTIK I KOSOVËS DHE MALIT TË ZI VENDIMTAR PËR SIGURINË NË BALLKAN

Pata kënaqësinë të takoj sot në një…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E mërkurë, 10 Shkurt 2021

Të ngjashme