Lajme
Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!
Demokracia
22:33 | 01 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të merret parasysh propozimi i tij për mocionin e shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kosova me Kurtin si kryeministër po hyn në një rrugë pa krye.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë” ka thënë mes të tjerash ish-kryeministri.

Haradinaj shtoi se “hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi”, duke ftuar të opozitën dhe pozitën që të jetësojnë këtë mocion.

“Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!” përfundoi Haradinaj.

Të ngjashme