Lajme
Haradinaj-Kurtit: Dil kërkoju falje popullit dhe gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!
Demokracia
18:39 | 28 Korrik 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje publike kryeministrit Albin Kurti që t’iu kërkojë falje qytetarëve dhe gazetarëve të Klan Kosovës.

Këtë thirrje ai e ka bërë pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut!

Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme