Lajme
Haradinaj: Kurti ka fjalë e jo vepra, u tregua bukur i pazoti me Rakiqin
Demokracia
22:08 | 30 Mars 2022

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka fajësuar Kurtin për reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve në lidhje me refuzimin e zgjedhjeve serbe.

Haradinaj në “Debat Plus” ka thënë se refuzimi i zgjedhjeve serbe ka qenë vendim i drejtë, por sipas tij është hera e parë kur vendi ynë është fajësuar tepër nga partnerët tanë.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se Qeveria duhet të përgatitet pas zgjedhjeve serbe.

“Zhvillimet do të jenë të shpejta dhe ne duhet të përgatitemi pas asaj pozite ku na ka vendosur QUINT-i. Rreziku është që Serbia të fitojë një pozicion të favorshëm në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Haradinaj thotë se pos Rakiqit Kurti është dashur të shkarkojë edhe Besnik Bislimin pas demantimit që i kishte bërë zyrtari evropian.

“Po shihet se Kurti është bukur i pazoti për të vepruar në lidhje me Rakiqin. Ka shumë fjalë por në veprim është bukur i pazoti”, deklaroi tutje Haradinaj.

Të ngjashme