Lajme
Haradinaj: Kryeministri të flasë në Parlament, jo me e ndjekë gazetarët në traktor
Demokracia
13:22 | 14 Tetor 2022

Share:

Haradinaj ka ironizuar me Kryeministrin, i cili dje tha se një gazetare e ndiqte në arat e Gjilanit, për ta pyetur rreth Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit transparencë në lidhje me negociatat.

“Duhet të japë sqarime kryeministri për dialog. Pra, Kryeministri më së miri është t’i japë në Parlament, jo me e ndjek gazetarët në traktor”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Me i tregu Kosovës se cka është puna e dokumenteve. Një dokument franko gjerman, një dokument e një tjetri… ia ka me borxh kryetari i Qeverisë me i tregu Parlamentit të vet se cka është kjo punë”,

Haradinaj thotë se ai s’duhet t’i bëjë publike dokumentet sensitive, por Kryeministri duhet t’i sigurojë qytetarët lidhur me dialogun.

Haradinaj ka thënë se beson që është “vetëm një dokument” dhe se s’ka dokumente të ashtuquajtura franko-gjermane.

Të ngjashme