Lajme
Haradinaj kërkon nga ministri çek mbështetje në heqjen e sanksioneve dhe anëtarësim të Kosovës në NATO
Demokracia
18:18 | 24 Janar 2024

Share:

Heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe përkrahje të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, ishin dy gjëra që Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka kërkuar në takim me Ministrin e Çekisë për Çështje Evropiane, Martin Dvorak.

Haradinaj veç tjerash falënderoi ministrin për përkrahjen e Çekisë në shtetndërtim dhe në proceset në të cilat ndodhet vendi.

Njoftimi i Haradinajt:

Takova Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, z. Martin Dvořák, me të cilin bisedova për zhvillimet politike në të cilat po kalon vendi ynë dhe rajoni.

E falënderova për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë vendit tonë në shtet-ndërtim dhe vazhdon ta japë në proceset në të cilat ndodhemi.

Gjithashtu, kërkova nga z. Dvořák përkrahjen e tij dhe te shtetit çek në aspiratën tonë për integrim evropian e veçmas në synimin tonë për anëtarësimin në NATO.

Ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies në vend.

Të ngjashme