Lajme
Haradinaj: Incidenti i mbrëmshëm shtron nevojën e krijimit të Policisë së Kryeqytetit
Demokracia
12:16 | 05 Gusht 2023

Share:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se njëra prej pjesëve më të rëndësishme të Ligjit për Kryeqytetin kur është miratuar, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

Sipas tij, ngjarja e mbrëmshme, “e shtron shumëfish” nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

“Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme