Lajme
Haradinaj: Falë Kurtit, Kosova u sanksionua nga miqtë e saj, nuk do të heshtim
Demokracia
15:12 | 20 Korrik 2023

Share:

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Kosova.

Pas takimit që ka pasur me shoqërinë civile dhe mediat, Haradinaj ka treguar për konkluzionet e tryezës së përbashkët.

I pari i AAK-së ka thënë se ishte mendim i përbashkët që nuk duhet heshtur përball situatës aktuale.

“Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar. Ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthye Kosovën në normalitet, me pas normalitet edhe në rajon, me ec përpara me rezultatet e dialogut”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, transmeton EO.

Pavarësisht situatës në të cilën ndodhet Kosova, ka thënë ai, AAK-ja po e vazhdon dialogun e brendshëm.

“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme