Intervista
Haradinaj: Çështja e grurit është skandal ndërkombëtar, kryeministri është kryehajni
Demokracia
13:00 | 06 Gusht 2023

Share:

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë ka folur edhe për skandalin e grurit dhe të vajit.

Ai aludon se këto produkte esenciale që Kosova i kishte blerë për rezerva shtetërore nuk kanë ardhë fare në vendin tonë, shkruan lajmi.net.

“Vaji nuk ka ardhë, gruri nuk ka ardhë, nuk kanë ardhë fare në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij kjo është një hajni e rrethit të kryeministrit.

“Janë vjedhje klasike të lidhjeve të shkurta të Kurtit”, u shpreh Haradinaj.

Ai tutje thotë se kishte më herët informacione që produktet e Kosovës nuk po vijnë.

“E kam pas informatën qe 6 muaj për skandalin e grurit, është skandal ndërkombëtar, ka pas me ardh gruri nëpër Shqipëri, s’ka ardh fare”, theksoi ai.

Të ngjashme