Lajme
Hamiti për draft-statutin e Ramës: Është rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës
Demokracia
18:44 | 09 Qershor 2023

Share:

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, në emisionin “FIVE” ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka prezantuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Sipas tij, ky propozim është si rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se nëse Shqipëria sa i përket draft-statutit nuk është koordinuar me Qeverinë e Kosovës është gabim.

“Nëse Shqipëria e ka bërë pakoordinim me Qeverinë e Kosovës nuk ka bërë mirë. Ne e kemi një qeveri të Kosovës që ka mandat popullor dhe e ka për detyrë të kryej punë t e veta edhe në politikën e jashtëm dhe në dialog. Nëse është një qeveri e papërgjegjshmëri atëherë krijohen situata kur hyn edhe propozimet e tjera. Po të ishte aktive, do të ulej me miqtë tanë për zbatimin të marrëveshje mbi bazë të vendim të Gjykatës Kushtetuese, duke pasur parasysh Kushtetutën e Kosovës, pa lejuar fuqi ekzekutive, sigurisht këtë duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës”, ka shtar Hamiti.

Hamiti ka thënë se me këtë qeveri (Kurti II) Kosova sa i përket dialogut ka “shkuar mbrapa”.

Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak se partia në pushtet është duke propaganduar me retorike patriotike duke mos pasur as koordinim me aleatët e Kosovës.

“Në vitin e fundit kemi shkuar mbrapa me këtë qeveri. E cila po propagandon me të madhe, me retorike të madhe të lartë patriotike. Për të ndezur patriotizmin  me vendosjen e sundimit të ligjit, ne kemi pas sundim të ligjit atje, kemi më pak polici edhe pse jemi detyruar forcat speciale të policisë atje dhe kemi marrëdhënie të lënduara me aleatët të cilët po e thonë vetë, jo njëherë dhe jo vetëm jo një njëri s’ka”, ka shtuar Hamiti.

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024