Lajme
Haliti: S’besoj që Serbia ushtarakisht po përgatitet të sulmojë Kosovën
Demokracia
17:41 | 25 Dhjetor 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Xhevat Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se betejën më të madhe Kosova e ka për paqe.

“Mendoj që të gjitha përpjekjet politike, kultorore do të duhej të bënin përpjekje që të mbretërojë paqja dhe raportet mes dy vendeve tona (Kosovës dhe Serbisë) të normalizohen. Mbi të gjitha, të drejtat e serbëve në Kosovë të realizohen në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës që ata të mos kenë asnjë ankesë”, ka thënë Haliti.

Haliti, deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë, e ka  cilësuar si të papërgjegjshme.

“Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun por, sepse nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë tutje Haliti.

Sipas tij, Serbia po bënë përpjekje tjera ose shërbimet e fshehta që i udhëheq dhe i raportojnë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme