Lajme
Haliti ngushëllon familjen e 16-vjeçarit, i cili ndërroi jetë si pasojë e COVID-19
Demokracia
12:06 | 11 Mars 2021

Share:

Komuna e Vitisë ka ngushëlluar familjen e 16-vjeçarit, i cili vdiq nga COVID-19.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ngushëlluar familjen e 16-vjeçarit nga Vitia, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, shkruan Demokracia.com.

Përmes këtij telegrami ngushëllimi, Haliti ka bërë të ditur se 16-vjeçari është nga fshati Vërban i Komunës së Vitisë.

Në anën tjetër, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nistret Hajrullahu, ka thënë për Demokracia.com, se 16-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19, por që ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe në ditën që është pranuar në spital ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

Njoftimi i plotë i Sokol Halitit, pa ndërhyrje:

Ngushëllimi i Kryetarit Haliti për vdekjen e 16 vjeçarit, Blend Bislimi

E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i Vitisë!

Jemi thellësisht të prekur nga humbja e jetës së anëtarit tuaj të familjes, Blend Bislimit mu në moshën e rinisë.

Në këto çaste të vështira të mërzisë ne bashkëndjejmë me ju për këtë humbje të parakohshme të fëmijës suaj 16 vjeçar.

Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta për Blendin.

Sinqerisht!

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti. /Demokracia/

Ngushëllimi i Kryetarit Haliti për vdekjen e 16 vjeçarit, Blend Bislimi

E nderuara familja Bislimi nga Vërbani i…

Posted by Komuna e Vitisë on Thursday, March 11, 2021

 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024