Lajme
Nga Spitali i Gjilanit japin detaje për Demokracia.com rreth vdekjes së 16-vjeçarit
Demokracia
10:21 | 11 Mars 2021

Share:

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 16-vjeçar nga Vitia në Spitalin e Gjilanit i cili ishte i infektuar me koronavirus.

Mëngjesin e së enjtes një 16-vjeçar nga Vitia ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, i cili ishte i infektuar me koronavirus.

Nistret Hajrullahu, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjilanit, ka thënë për Demokacia.com, se i ndjeri kishte edhe sëmundje shoqëruese.

“Po është e vërtetë, por ka qenë retadine psikomotorike, ka qenë me sëmundje paraprake. Nuk është shkaku i vdekjes COVID-19, por ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese”, ka treguar Hajrullahu për Demokracia.com.

Tutje Hajrullahu ka bërë të të ditur për Demokacia.com se para 10 ditë 16-vjeçari është pranuar në Spitalin e Gjilanit dhe se gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Ai po ashtu bëri të ditur se e tërë familja e tij është e infektuar me koronavirus.

“Para 10 dite është pranuar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. E tërë familja e këtj fëmije janë të infektuar me COVID-19”, ka treguar Hajrullahu. /Demokracia.com/

Të ngjashme