Lajme
Haliti: 100 dozat e vaksinave nuk janë të mjaftueshme për vaksinimin as të 50 përqind të stafit mjekësor
Demokracia
08:59 | 08 Prill 2021

Share:

Ka filluar vaksinimi i stafit mjekësor edhe në Komunën Vitisë, gjatë ditës së djeshme.

Kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, në një intervistë në Klan Kosova bëri të ditur se dozat e vaksinave të ofruara për këtë komunë nuk janë të mjaftueshme, sipas tij, as për vaksinimin e 50 për qind të stafit mjekësor, përcjell Demokracia.com.

“Po, është e vërtetë. Dje ka filluar fushata e vaksinimit. Mirë ka shkuar, me një rregullaritet të plotë. Me një revizion që ka kanë bërë stafi pranë QKMF-së. Edhe pse kemi shumë pak vaksina, që nuk e mbulojnë stafin mjekësor të Vitisë”, tha Haliti.

Haliti tregoi po ashtu se kjo komunë ka pranuar 100 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Me rëndësi ka filluar mirë. Është pranuar mirë. Opinioni është sensibilizuar mirë. Momentalisht 100, që është shumë pak që nuk e mbulojnë stafin mjekësor. Por, besojmë që në të ardhmen do të kemi shumë më shumë”, tha më tej Halit.

Sipas tij me këtë numër të dozave të cilat i ka pranuar komuna e Vitisë nuk mund të vaksionohet as gjysma e personelit shëndetësorë.

“As gjysma e stafit nuk vaksinohet, për shkak se janë edhe qendrat ambulatore. Megjithatë ka filluar me 100 vaksina dhe ta shohim. Sot do të jemi në kontakt dhe besoj që do të marrim edhe shumë të tjera”.

Haliti ndër të tjera tha se nuk i komenton masat e reja anti-COVID të Qeverisë.

Dhe shtoi po ashtu se Komuna e Vitisë i ka zbatuar që nga fillimi masat e përcaktuara nga ana e ekzekutivit./Demokracia.com/

 

Të ngjashme