Lajme
Haliti: Kurti të tërhiqet nga vendimi për targat, konflikti të shmanget
Demokracia
19:35 | 15 Nëntor 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të tërhiqet nga vendimi i tij për çështjen e targave të automjeteve. Haliti deklaroi se duhet të fillojnë negociatat mes dy vendeve, për të shmangur një konflikt të mundshëm.

“Besoj se qeveria e Kosovës do duhej të tërhiqej nga vendimi i saj për targat dhe të shtyjë afatin që ka kërkluar zoti Escobar, ose Bashkimit Evropian dhe të fillojnë bisedimet duke filluar nga plani franko-gjerman”, tha Haliti.

Po ashtu, Haliti tha se duhet të fillojmë negociatat, kjo çështja e targave, nëse arrijmë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, nuk do ketë nevojë për të krijuar situata të tilla. Ata kanë kërcënuar publikisht, se gjoba e parë që do të jepet në veri, do të ketë pasoja, theksoi ai për Euronews Albania.

Të ngjashme