Barazia
Halimi: Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë
Demokracia
14:53 | 18 Tetor 2021

Share:

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për komunën e Ferizajt, Sibel Halimi tha se politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por, sipas saj vetëm duke u sfiduar, ia del.

Halimi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se  do të vazhdojë të jap kontributin gjithmonë në  fuqizimin e grave, pavarësisht epilogut përfundimtar, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!

Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!

Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.

Falënderojë të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!/Demokracia.com./

Të ngjashme