Lajme
Halimi për gjendjen e energjisë: Ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe
Demokracia
17:46 | 01 Nëntor 2022

Share:

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar për gjendjen e vendit sa i përket energjisë dhe rritjes së inflacionit, gjë që është mjaftë shqetësuese për qytetarët.

Halimi ka thënë se në vend se të angazhohen për të marrë masa për të kontraktuar energji, ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe.

“Taksat tona në arkën e shtetit, në vend se të zhvlerësohen muaj pas muaji nga inflacioni enorm, do të vlenin më shumë si investim në kapacitete prodhuese apo kontraktim energjie në bursë, që qytetarët tanë të mos mbesin në terr. Veçse, për diçka të tillë, kërkohet edhe punë; ndërkohë që kryeministri dhe qeveria e tij dinë të bëjnë vetëm propagandë e videoklipe”, shprehet Halimi në një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi Sibel Halimit:

Të ngjashme