ShowBiz
“Halë në sy” nga të gjithë, ja çfarë këshille mori Meghan Markle nga mamaja e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror
Demokracia
22:06 | 21 Prill 2022

Share:

Marrëdhëniet e forta nënë dhe bijë janë të mrekullueshme. Megjithatë, ndonjëherë jeta bëhet goxha e ngarkuar dhe nënat dhe vajzat e tyre nuk kalojnë aq kohë së bashku sa do të donin, veçanërisht kur jetojnë larg njëra-tjetrës.

Jeta e dukeshës së Sussex, Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Që prej momentit kur 40-vjeçarja u bë pjesë e pallatit ‘Kensington’, ka qenë halë në sy nga të gjithë, ndonëse disa vite më vonë ajo u largua nga pallati mbretëror bashkë me Princ Harry.Mamaja e Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetje për të.

Pak para fejesës me Princ Harry, dukesha duket se i ka marrë këshillat më të mira nga mamaja e saj, Doria Ragland.

“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg se ta”, ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndihmuar Markle për një kohë të gjatë.

Ragland ka qenë gjithmonë në dijeni të jetës së ‘vështirë’ që e priste Meghan për shkak të paragjykimeve të shumta.

Ajo është mbështetësja më e madhe e Markle, gjë që është e dukshme sa herë që ato shihen së bashku. Në fakt, Ragland është aq shumë e pëlqyer nga familja mbretërore, saqë u ftua të kalonte pushimet me ta në Sandringham.

Ragland ka qenë një model për vajzën e saj dhe ato kanë një nga lidhjet më të forta. Ajo i drejtohet Dukeshës Meghan me pseudonimin e lezetshëm “Lule”.

Pavarësisht të gjitha problemeve duket se Markle ka arritur t’ia dalë të kthehet në një nga figurat më të dashura të Britanisë së Madhe.

Të ngjashme