Lajme
Haki Abazi harxhoi 577 euro për hotel në Austri, mori mbi 900 euro mëditje
Demokracia
20:39 | 15 Shkurt 2022

Share:

Gjatë javës së kaluar, Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportin e plotë të kompenzimit të deputetëve për udhëtime që nga viti 2011 deri në vitin 2021.

Publikimi i raportit nxiti reagime të shumta edhe nga vetë deputetët, të cilët përpos udhëtimeve për në punë, paguhen edhe për udhëtime jashtë vendit.

Njëri nga deputetët që ka përfituar nga mëditjet gjatë udhëtimeve jashtë vendit është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Bazuar në raportimin e Kanal10, deputeti Abazi thuhet se gjatë një udhëtimi në Austri, ku kishte qëndruar nga data 25 gusht deri më 1 shtator të vitit 2021, kishte shpenzuar hiç më pak se 1.479 euro.

Sipas këtij raportimi, Abazi ka marrë 902 euro mëditje dhe 577 euro për akomodim në hotel. /Lajmi.net/

Të ngjashme