Auto&Tech
Hakerat nga Korea e Veriut vodhën $400 milionë në kriptomonedha gjatë vitit të kaluar
Demokracia
09:30 | 19 Janar 2022

Share:

Hakerat nga Korea e Veriut arritën të vidhnin më tepër se $400 milionë vlerë në asete dixhitale në 7 grabitje të ndryshme në platformat e kriptomonedhave, sipas një raportimi të ri nga Chainanalysis.

Ky investigim zbuloi se 2021 ishte një ndër vitet më të suksesshme për kriminelët kibernetikë në të ashtuquajturën “Hermit Kingdom” , ku vlera e kriptomonedhave të vjedhura u rrit me 40% nga 2020 në 2021. 58% e kriptomonedhave më të vjedhura ishte Ether, ndërkohë që Bitcoin përbën vetëm 20% të totalit. Pjesa tjetër është e mbushur me altcoins ose ERC-20 tokens.

Objektivi kryesor i këtyre vjedhjeve ishin kompaintë e investimit dhe exchanget e decentralizura. Duke përdorur një arsenal të gjerë me teknika phishing, code exploit dhe malware hakerat arritën të nxirrnin kriptomonedhat nga xhepat e organizatave në drejtim të adreasve të lidhura me Republikën Demokratike Popullore të Koresë. Sapo fondet siguroheshin, konvertoheshin menjëherë në kiptomonedha të tjera dhe miksoheshin në portofole tjera për të humbur gjurmët.

Identiteti preçiz i hakerave nuk është bërë ende i njohur, por Chainanalysis beson se shumë nga sulmet e fundit janë kryer nga grupi Lazarus, i përbërë nga kriminelë kibernetikë të lidhur me qeverinë e Koresë Veriore të drejtuar nga Kim Jong-un.

Investigimi i Chainanalysis zbuloi se Korea e Veriut ka një shumë të madhe kriptomonedhash e cila për momentin vlerësohet në $170 milionë.

Të ngjashme