Lajme
Hajnat për disa ditë rresht vjedhin pajisje elektrike në një restorant në Dubravë të Istogut
Demokracia
08:49 | 18 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur  të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës  në restorant dhe disa gjësende tjera.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur në mes datave 10-17.02.2023, në Dubravë të Istogut.

“VJEDHJE  E  RËNDË/Dubravë, Istog 10-17.02.2023-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga  aty kanë vjedhur  të gjitha pajisjet elektrike të kuzhinës  në restorant dhe disa gjësende tjera”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është në procedurë hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme