Lajme
“Hajde t’ua falim 100 euro”, “Pse veç 100 e jo 300 euro?” | Murati përgënjeshtron Kurtin, e pranon se Kosova është në krizë
Demokracia
21:15 | 27 Janar 2023

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka përgënjeshtruar shefin e tij, Albin Kurtin, duke thënë se vendi është në gjendje krize. Shefi i Muratit nëpër intervista për mediat ndërkombëtare nuk lëshon rast pa përmendur rritjen e pretenduar ekonomike në vend.

Muratit i ka rrëshqitur fjala “krizë” përgjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, teksa propozonte kërkesën e tij që të falen 100 euro nga komunat për pagesat e para të tatimit në pronë, shkruan Demokracia.com.

“Meqenëse jemi në gjendje krize, e vështirësi të inflacionit, e duhet t’i mbështesim, le t’ua falim 100 eurot e para secilit pagues të tatimit në pronë”, deklaroi çuditërisht Murati.

Dëgjojeni deklarimin e Muratit nga minuta: 0:35

Kurti, përgjatë kohës sa përfaqësuesit e SBASHK-ut kërkonin rritje pagash prej 100 euro për mësimdhënësit, pyeste “pse po i kërkojnë veç 100 euro, pse jo 300?”.

“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë”, deklaronte Kurti atë kohë.

Dëgjojeni deklarimin e Kurtit:

 

Të ngjashme