Lajme
Hajdari ua kujton bizneseve nenin që parasheh burgim deri në 5 vjet
Demokracia
22:22 | 10 Mars 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se me shqetësim ka pranuar ankesat e qytetarëve për rritje të çmimeve, ndërkohë që sipas saj, gjendja është nën kontroll dhe nuk duhet të ketë panik.

Hajdari në një postim në  rrjetin social “Facebook”, ka bashkangjitur edhe nenin 295 të Kodit Penal, ku në dy pika parashihet edhe burgimi deri në 5 vjet për ata që keqpërdorin pozitën monopoliste e dominuese.

“Ministria që unë drejtoj në koordinim me organet kompetente, po marrin masat e duhura sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, ku ndër ligjet përkatëse është edhe kodi penal i postuar më poshtë”, ka shkruar ajo.

EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj

Postimi i plotë:

Të dashur Qytetarë,

Me shqetësim kam pranuar njoftimet dhe ankesat për ngritje të menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale.

Ju siguroj se Qeveria Kurti, duke u bazuar në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes, prioritet ka mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministria që unë drejtoj në koordinim me organet kompetente, po marrin masat e duhura sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, ku ndër ligjet përkatëse është edhe kodi penal i postuar më poshtë.

I ftoj të gjitha bizneset  të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme, duke u bazuar në konkurrencë të shëndoshë dhe në dobi të qytetarëve, bizneseve dhe shtetit.

Me përgjegjësi të plotë ju them se gjendja është nën kontroll dhe se nuk ka vend per panik./Demokracia.com/

Të ngjashme