Është mbyllur pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.
Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut, shkruan Demokracia.com.
Mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj pas ndeshjes tha se ndeshja kundër Zvicrës ishte e veçantë për të.
Hadergjonaj theksoi se Kosova tregoi kualitetin që posedon ndaj “Helvetikëve”.
“Të fitonim do të ishte një ndeshje më shumë se e veçantë. Kam pasur një ndjenjë tejet të veçante, pasi këtu jam lindur e jam rritur, dhe të luash kundër Zvicrës është një ndjenjë e veçantë. Besoj se kemi treguar vetën si ekip kemi treguar kualitet të lart dhe e kemi dhënë maksimumin në këtë ndeshje. Në të ardhmen synojmë të jemi edhe më të fortë dhe të kemi vazhdimësi. Ne kemi lojtarë cilësorë dhe besoj se do të ngjitemi edhe më lart”, ka thënë Hadërgjonaj./Demokracia.com/