Sport
Rashica shpreson të vazhdojë me gola te Kosova
Demokracia
20:32 | 29 Mars 2022

Share:

Është mbyllur pa fitues përballja miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës dhe Kosovës.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe golashënuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Sulmuesi i Norëich Cityt tha se shpreson të vazhdojë me Kosovën në këtë mënyrë.

“Shpresoj të vazhdoj kështu. Zhvilluam ndeshje të mirë si ekip, patëm raste edhe për ta fituar lojën. Këto dy ndeshje kanë shërbyer për të parë se ku jemi. Këto dy ndeshje kanë qenë të mira, pasi kanë pasur rastin të luajnë shumica e lojtarëve”, tha Rashica.

“Por sigurisht se ndeshja kundër Zvicrës ka qenë më e vështirë dhe e kemi matur veten në këtë ndeshje të fortë para se të grumbullohemi në ndeshjet e qershorit”, deklaroi vushtrriasi pas ndeshjes./Demokracia.com/

Të ngjashme