Lajme
“Gur themeli për rrugëtimin drejt Evropës”, Rama: Samiti në Shqipëri, vlerësim për vendon tonë
Demokracia
16:33 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Në fund të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua sot për herë të parë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi se është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon.

“E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian dhe sërish e shoh si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon, si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit,” – u shpreh Rama.

Një falënderim të veçantë pati për Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen.

“Nuk më kujtohet të kemi pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula, kaq të vendosur si avokatë të rajonit për të nxitur e për të dhënë shtysë për rajonin e për t’u siguruar që procesi, që ne e dimë është mjaft i vështirë në vetvete, të mos vdesë në agoni,” – u shpreh Rama.

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024