Sport
Gundogan: E kishim në duar kualifikimin
Demokracia
08:46 | 17 Prill 2024

Share:

Skuadra e Barcelonës u eliminua në fazën çerekfinale pasi u mposht në shtëpi nga Paris Saint-Germain.

Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutat e para të ndeshjes, por kartoni i kuq i hershëm ia prishi planet skuadrës spanjolle.

Ilkay Gundogan pas ndeshjes tha se skuadra e tij ishte afër kualifikimit, por këtë e lëshuan nga duart.

“Gjithçka ishte në duart tona, por e lëshuam mundësinë”, u shpreh Gundogan.

Kujtojmë që Paris Saint-Germain në gjysmëfinale do të luaj ndaj Borussia Dortmund, që eliminoi Atletico Madridin.

Të ngjashme