Lajme
Gruda: Qeveria Kurti sulmon kushtetuesen për t’a mbuluar dështimin e reformës së premtuar
Demokracia
16:15 | 10 Janar 2024

Share:

Koordinadori i departmentit për Drejtësi në kuadër të PDK-së, Përparim Gruda, ka komentuar sulmet që ministrja Haxhiu i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur penguese të reformës.

Gruda ka thënë se sulmi ndaj kushtetueses e organeve të tjera të pavarura vjen si rezultat i dështimit të reformës së premtuar në drejtësi, nga Qeveria Kurti.
Sipas tij, kabineti i Kurtit, po mundohet t’a muboj dështimin, duke sulmuar (sidomos) institucionet e drejtësisë.

E plotë:

Gjykatat Kushtetuese, institucionet e drejtësisë dhe të gjitha institucionet e pavarura, sulmohen nga qeveria Kurti për një arsye themelore: për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre për të kryer reformat e premtuara.

Këto sulme do të ashpërsohen edhe më shumë sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të ndërtojnë një alibi për dështimin për të përmbushur premtimet e dhëna para votuesve.

Nuk ju ka faj Gjykata Kushtetuese dhe askush tjetër për paaftësinë e tyre për të realizuara reformat e premtuara. Për të vërtetuar këtë, vetëm merreni rastin e vetingut: Ministrisë së Drejtësisë i janë dashur dy vite kohe që t’i dërgoj në Gjykatën Kushtetueses amendamentet për këtë proces, tani akuzojnë gjykatën që ka vonuar vlerësimin e saj për ato amendamente. Po këta që i vonuan 2 vite që t’i dërgojnë në Gjykata, kanë ndonjë faj, apo këta janë të pagabueshëm?

Procesi i vetingut është zhbllokuar dhe ka marrë rrugë vetëm pas propozimit të PDK-së që ky proces të zhvillohej përmes një Komisionit të Veçantë në Kuvend.

Të ngjashme