Lajme
Gruda: Me afrimin e zgjedhjeve, Qeveria ka shpeshtuar sulmet ndaj institucioneve të pavarura për t’i mbuluar dështimet
Demokracia
09:20 | 27 Janar 2024

Share:

Koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria është duke i shpeshtuar akuzat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura e opozitës.

Ai tha se Qeveria është duke vepruar kështu me të vetmin qëllim, sepse dëshiron që të ndërtojnë një alibi të re që ta përdor në zgjedhje, pasi sipas tij, kjo qeveri nuk i kanë realizuar premtimet që i ka bërë.

Gruda duke përmendur premtimet që nuk janë realizuar, tha se Qeveria nuk ka mbajtur premtimin as për padi për gjenocid ndaj Serbisë madje , sipas tij, me marrëveshjen e Ohrit kryeministri Albin Kurti është pajtuar që të mos adresoj krimet e luftës.

“Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve akuzat dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura, opozitës do të rriten me të vetmin qëllim se duhet të ndërtojnë alibi e re që ju duhet ne zgjedhje, që nuk i kanë realizuar premtimet. Nuk është realizuar Vettingu, reforma në Këshillin Prokurorial, nuk është miratuar strategjia anti-korrupsion. Këta kanë premtuar edhe padi për gjenocid kundër Serbisë, e jo që skanë bërë padi por kanë bërë marrëveshje, me atë të Ohrit që e bëri kryeministri Kurti në të cilën thutë që Kosova merret vesh me Serbinë me tejkaluar trashëgimin nga e kaluar, pra të mos adresoj krimet e luftës”, ka thënë ai.

Gruda ka thënë se shumë ligje që janë hartuar nga kjo Qeveri janë hartuar në mënyre jo kushtetuese.

Sipas tij, PDK-ja ka dërguar afër gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese.

“PDK-ja gjatë këtij mandati ka dërguar një numër të madh të ligjeve pese ose gjashtë, nuk mu kujtohet saktë por mund të them se 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jo kushtetuese. Pra janë konfirmuar për vendime të partisë demokratike dhe ligjet janë rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese si pasojë e faktit që qeveria i ka hartuar e përgatitur ato në mënyrë jo kushtetuese e që është diçka që nuk ka ndodhur përpara”, ka thënë ai.

Gruda lidhur me deklarimet se opozita është duke bërë pengese për të bërë reforma ne drejtësi”, u shpreh se janë akuza absurde nga qeveria aktuale me qëllim te mbulimeve të dështimeve në fushën e drejtësisë.

Ai ka shtuar se edhe mekanizmat ndërkombëtar kanë theksuar se qeveria ka ndërhy në drejtësi me deklarata që ka bërë.

“Mendoj që është një akuzë e paqëndrueshme totalisht absurde dhe bëhet me të vetmin qëllim ti fsheh dështimet e plota që ka pasur kjo qeveri në fushën drejtësisë. asnjë nga premtimet e dhëna për drejtësi nuk është realizuar dhe duke fajësua Gjykatën Kushtuese, PDK-në ata duan të shfajësohen për ligje”.

“Raporti i Këshillit të Eksperteve të Evropës ka thënë se qeveria ka ndërhy me deklarata në drejtësi, pra edhe mekanizmat ndërkombëtar tregojnë se kemi të bëjmë më një paaftësi për të ndërtuar ligje. Në këtë kuptim kjo dëshmon qartazi që akuzat e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk qëndrojnë”, ka thënë Gruda./EO

Të ngjashme