Lajme
Gruda: Haxhiu e Kurti të mbajnë përgjegjësi për dështimin e reformave në drejtësi
Demokracia
16:36 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Përparim Gruda i PDK-së, ka thënë se Ministrja e Drejtësië Albulena Haxhiu dhe Kryeministri Kurti është koha e fundit të mbajnë përgjegjësi për dështimin e reformës në drejtësi.

Sipas tij, opinioni negativ i Komisionit të Venecias pë Këshillin Prokurorial, nuk përbën më asgjë të re.

E plotë:

Komisioni i Venecias ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, më të cilin synohej rritja e numrit të anëtarëve të këtij organi kushtetues.

Në të vërtetë kjo tashmë nuk përbën lajm. Rrëzimi i ligjeve që propozon Ministria e Drejtësisë nga Komisioni i Venecias dhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë krejtësisht i rëndomtë.

Është koha e fundit që Ministrja Haxhiu dhe qeveria Kurti të mbajnë përgjegjësi për këtë, për dështimin e të gjitha reformave në drejtësi dhe për dështimin në gjitha nismat që kanë marrë.

Të ngjashme