Kuriozitete
Gruaja që rrezikonte të vdiste duke mbajtur në dorë një nga krijesat më vdekjeprurëse në botë
Demokracia
11:48 | 26 Mars 2021

Share:

Një TikToker e re po bëhet virale pasi mbajti në dorë atë që konsiderohet një nga krijesat më vdekjeprurëse dhe më të rrezikshme në botë.

Kaylin Phillips nga Karolina e Veriut është e lumtur që është ende gjallë, pasi mbajti në dorë një oktapod të vogël ngjyrë portokalli me rrathë të kaltër teksa hulumtonte në Bali.

Një klip tani viral në TikTok e tregon atë duke mbajtur një oktapod të vogël në pëllëmbën e dorës, transmeton Demokracia.com.

“Të shkosh në Bali dhe të mbash në dorë pa e ditur një nga kafshët më të rrezikshme në botë”, shkroi ajo në klip.

Vetëm pasi ajo u takua me krijesën, ajo bëri disa hulumtime dhe hasi në rezultatet e tmerrshme. Një pamje nga ekrani i rezultateve të kërkimit në Google për “oktapodin me unaza blu” përshkruan speciet si “shumë helmuese”, duke shtuar se mbart mjaft helm për të “vrarë 26 njerëz të rritur brenda disa minutash”.

Faqja wikipedia e kafshës konfirmon se këta oktopoda janë me të vërtetë një nga kafshët detare më helmuese në botë, pavarësisht nga madhësia e tyre e vogël prej vetëm 5 deri në 8 inç.

Kaylin me të vërtetë pati shumë fat. Sikur oktapodi të ndihej i kërcënuar dhe ta kafshonte, ajo do të kishte pësuar një vdekje të tmerrshme. /Demokracia.com/

@kaylinmarie21Called my dad crying 3 hours later in Bali? ##blueringoctopus ##bali ##uluwatu ##fyp ##imdumb ##thanksjesuschrist ##ShowerWithMoxie ##EnvisionGreatness♬ Oh No Oh No Oh No No No – Dubskie

Të ngjashme