Sport
Gruaja nxjerr foto nga dasma “përrallore” më mbrojtësin më të kritikuar në historinë e Premiërligës
Demokracia
10:45 | 28 Qershor 2022

Share:

Gruaja e Harry Maguire, Fern Hawkins, ka publikuar fotografi nga dasma përrallore e tyre, me ceremoninë që u zhvillua të shtunën në një Chateau franceze të shekullit të 13-të dhe ka kushtuar 250 mijë paund.

27-vjeçarja mahniti me fustanin e saj të nusërisë dhe vellon, teksa mbante përdore mbrojtësin e Anglisë.

Krahas fotove të publikuara ajo shkroi: ‘25.06.2022 U martova me dashurinë e jetës sime .’

Pas dasmës Harry nisi muajin e mjaltit me gruan e tij, por jo përpara se të merrte lejen nga trajneri i tij i ri Erik ten Hag.

Nëse nga ana profesional ky sezon që u mbyll nuk ishte aspak pozitiv për 29-vjeçarin, nga ana personale nuk mund të thuhet e njëjta gjë. /Demokracia.com

Të ngjashme