Lajme
Gruaja në Prizren raporton në Polici se dikush i ka vjedhur stoli ari dhe një pistoletë
Demokracia
09:54 | 23 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Një grua ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Medvec të Prizrenit.

“VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Medvec, Prizren 22.07.2023 – 05:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe një pistoletë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti nën hetime.

Të ngjashme