Lajme
Gruaja në Fushë Kosovë e denoncon partnerin, thotë se e kërcënoi që do t’ia dhunojë vajzën
Demokracia
08:54 | 02 Prill 2023

Share:

Një grua ka raportuar se personi me të cilin ishte duke bashkëjetuar e kishte ofenduar dhe e ka kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuat  se kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“DHUNË NË FAMILJE/Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme