Lajme
Gruaja e Rexhep Selimit shpërndan një video në 2 vjetorin e arrestimit të tij
Demokracia
10:37 | 05 Nëntor 2022

Share:

Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka përkujtuar nëpërmjet një videoje bashkëshortin e saj në 2 vjetorin e arrestimit nga Gjykata Speciale.

Në videon që ajo e postoi, në mbishkrim shkroi “Një tregim në 5 minuta”, ku Selimi flet në lidhje me legjitimitetin e Gjykatës Speciale.

“Sidoqoftë, ja ku jemi, kjo Gjykatë tash është një fakt. E unë sot nuk jam si deputet që e kam kundërshtuar këtë gjykatë, por jam si një luftëtar i UÇK-së dhe si një nga themeluesit e saj, përballë një aktakuze të ngritur nga ana e Prokurorisë dhe të konfirmuar nga ju i nderuar gjykatës,i vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj çështje”, deklaronte z.Selimi në fjalimin e tij në Gjykatën Speciale.

Postimi i Shqipe Mehmeti-Selimi:

Të ngjashme