Lajme
Gruaja e guximshme ukrainase përballet me ushtarë rusë të armatosur: Çfarë po bëni në vendin tonë?
Demokracia
12:58 | 25 Shkurt 2022

Share:

Një grua e guximshme ukrainase shprehu zemërimin e kombit të saj derisa u përball të enjten me ushtarë rusë të armatosur dhe kërkoi të dinte se çfarë po bënin në vendin e saj.

Gruaja iu bërtiti dy prej ushtarëve: ‘Çfarë po bëni në vendin tonë?’, derisa një nga ushtarët në Henichesk, një qytet port në detin Azov, u përpoq ta qetësonte.

Ajo u largua, pastaj foli përsëri: ‘Duhet të vendosni farat e lulediellit në xhepat tuaj, në mënyrë që ato të rriten në tokën ukrainase pasi të vdisni’.

Ndryshe, pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian, përcjell Telegrafi nga mediet e huaja.

Dy ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa 48 orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Të ngjashme