Kuriozitete
Gruaja amerikane fiton xhekpotin prej 300 mijë dollarëve – hera e dytë brenda tri viteve
Demokracia
10:35 | 30 Prill 2023

Share:

Një grua nga Karolina e Jugut fitoi një çmim prej 300,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, vetëm pak vite pasi fitoi një xhekpot prej 250,000 dollarësh.

Zyrtarët e “Education Lottery” në Karolinën e Jugut thanë se gruaja bleu biletën e saj me gërvishtje prej 10 dollarëve 100X nga dyqani i On the Go në Gossett Road në Spartanburg.

Çmimi kryesor prej 300 mijë dollarëve të cilën ajo e fitoi, ishte xhekpoti i dytë të cilin ajo e fitoi brenda 3 viteve, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Po, më kanë thënë që kam fat”, u tha fituesja zyrtarëve të lotarisë.

Ajo deklaroi se paratë e fituara do t’i shpenzojë njëjtë si ato të xhekpotit të kaluar.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Qershor 2024