ShowBiz
Grishaj: Për ata që na kanë mallkuar e kanë shpresuar në dështimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme
Demokracia
19:24 | 06 Maj 2023

Share:

Sonte ( e shtunë) do të mbahet finalja e edicionit të dytë të programit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Plot 37 banorë u bënë pjesë e kësaj aventure, por vetëm katër prej tyre ia dolën që të shkojnë në finalen e madhe: Luizi, Deamishel, Kristi dhe Efi.

E teksa ndodhen në përfundim të tij, regjisori i këtij programi, Eduard Grishaj, bëri një postim në Instagram me një fotografi të publikuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai pati një falënderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë spektakël që nga fillimi, gjersa ka një mesazh edhe për ata që i kanë mallkuar dhe dëshiruar dështim.

“Sot është finalja e një Big Brotheri të paharrueshëm. Për nga permasat, për nga impakti dhe për nga suksesi. Dhe ky i fundit nuk ka ardhur rastësisht. Por më shumë punë, vendosmeri, sakrifica dhe dashuri të madhe për këtë program dhe për çdo njeri të përfshirë në të. Nuk ka qënë e lehtë këtë hërë të perballonim të gjithë si staf lumë fyerjesh, sharjesh dhe mallkimesh absurde por edhe pse jo pak here jemi merzitur jemi perpjekur të kuptojmë permasat e jashtëzakonshme të këtij programi që vetë ne kemi krijuar, dhe ju kemi falur:). Ju perulemi gjithmonë publikut që na ndoqi me zemer në dorë për 4 muaj e gjysem. Të mbash mberthyer miliona prej jush dy herë në jave para ekranit per 133 ditë është një sfide e bukur dhe ne ia dolem. Te bësh bashkë një komb të tërë është veçse kenaqësi. E në fund për ata që kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Eduart Grishaj në Instagram.

Foto: Eduart Grishaj/Instagram

Eduarti përndryshe më shumë se a regjisor, është i njohur si partneri i moderatores së Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani.

Të ngjashme