Lajme
Greva e administratës në Gjykatës Themelore në Prishtinë, Rrustemi: Nuk ka të bëjë me çështje politike
Demokracia
09:36 | 01 Mars 2022

Share:

Punëtorët e administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë nga sot janë future në grevë.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi, në konferencën e mbajtur mëngjesin e së martës, ka thënë se greva nuk ka të bëjë me çështje politike, se po ndodhë po vullnetin e tyre dhe se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kërkesat tona janë: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projekt Ligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa linearë nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”, tha Rrustemi.

Kryetari i Shoqatës së Sindikatës tha se ju kërkojnë falje qytetarëve të Prishtinës, pasi të njëjtit sot nuk do të mund t’i marrin shërbimet për shkak të grevës. Ai tha se kjo e fundit nuk ka të bëjë me çështje politike, por vetëm me interesa të punëtorëve.

“Ju e dini se gjykata dhe administrata nga paslufta nuk janë marrë seriozisht nga institucionet, gjithmonë kemi hy në grevë. Na kanë dhanë disa shtesa, kështu që ka ardh koha me na u rregullu statusi edhe me pagë edhe me dinjitet edhe me gjithçka”, ka thënë tutje ai.

Rrustemi deklaroi se duke qenë se janë rritur çmimet, duhet t’u rriten edhe pagat.

I njëjti kritikoi rritjen e pagave nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke e quajtur diskriminues rritjen e tillë ndaj gjykatësve dhe prokuroreve, por jo ndaj administratës.

Në fund, Rrustemi tha se kërkojnë nga institucionet kompetente plotësimin e kërkesave të tyre./BetimipërDrejtësi

 

Të ngjashme