ShowBiz
Greta Thunberg i jep goditjen e fundit Donald Trump
Demokracia
16:39 | 21 Janar 2021

Share:

Greta Thunberg dhe Donald Trump kanë patur vazhdimisht përplasje me njëri tjetrin në rrjetin social ‘Twitter’, raporton Demokracia.com

E gjithë kjo filloi pas një fjalimi të mbajtur nga Greta për liderët botërorë ku ajo kritkoi Trump-in i cili më pas e ironizoi atë përmes një postimi.

“Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme! Kaq bukur për tu parë!” shkroi ai në Twitter në atë kohë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Greta ia ktheu me të njejtën monedhë.

“Ai duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Kaq bukur për tu parë!” shkroi ajo në tweet, të cilën gjithashtu e postoi në Instagram.

Pas vendimit të Twitter, ku Donald Trump-it i ndalohet përgjithmonë përdorimi i këtij rrjeti social, ai nuk do të ketë mundësi t’i përgjigjet Gretës./Demokracia.com

Të ngjashme