Lajme
Greqia shtyn masat Anti-Covid deri më 7 shkurt
Demokracia
12:30 | 25 Janar 2022

Share:

Greqia ka vendosur të shtyjë masat Anti-Covid që ka në fuqi deri më 7 shkurt të këtij viti, njoftoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike (https://travel.gov.gr), me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes, raporton A2news.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Gjithashtu, Ministria e Jashtme njoftoi se pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve, ndërsa pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Të ngjashme