Lajme
Grenell përmend çështjen Kosovë-Serbi si dështim të administratave të kaluara amerikane
Demokracia
09:17 | 29 Janar 2021

Share:

Ish-emisari special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell ka thënë se administratat e kaluara amerikane për 20 vite kanë dështuar sa i përket çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

Kështu deklaroi ai në një intervistë për NewsMax, ku mori si shembull çështjen e Kosovës dhe Serbisë për dështimin e administrative të kaluara amerikane, përcjell Demokracia.com

“Establishmenti i Washingtonit nuk e do dikë nga jashtë të vije brenda. Presidenti Biden do të jetë me të njëjtit njerëz që kanë qenë që nga administrata e Obamas, të cilët janë larguar me milje larg. Ata do të kthehen dhe do të nisin të punojnë me çështjet që kanë dështuar. Ata duan njerëz që kanë qenë aty që një kohë të gjatë”, thotë Grenell.

“Shembulli perfekt është ai Kosovës dhe Serbisë. Më është thënë se duhet të shkoj  dhe të formoj ekipin me njerëzit që kanë punuar në këtë çështje që 20 vite. Dhe unë thash a janë ata njerëz që  kanë punuar që 20 vite dhe që ndoshta kanë dështuar, mos ndoshta duhen ide të reja. Por kjo nuk funksionon në Uashington, ky është mentaliteti që ata urrejnë”, ka shtuar Grenell.

Kujtojmë se Grenell ishte ndërmjetësues i marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë./Demokracia.com

Të ngjashme