Sport
Granit Xhaka befason të gjithë me stilin e ri të flokëve, bashkëshortja e tij nuk ju beson syve
Demokracia
13:55 | 14 Qershor 2021

Share:

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ka ndryshuar stilin e tij të flokëve, derisa ndodhet në grumbullim me Zvicrën në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Xhaka ka befasuar të gjithë me ngjyrën e re të flokëve, teksa videon e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Zvicrës ka ndarë me ndjekësit e tij momentin kur në kamerë në “Facetime” shfaqet bashkëshortja e tij, Leonita e cila nuk mund t’iu besojë syve ndryshimin e Granit Xhakës.

“Surprise. Xhaka, Flokë të reja”, ka shkruar mesfushori nga Prishtina në rrjetet sociale.

Kapiteni i helvetikëve për momentin ndodhet në Romë ku po përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Italisë.

Granit Xhaka kohët e fundit lidhet me një kalim të mundshëm te AS Roma në Serie A, me “Giallorossët” që kanë vërshuar me oferta “Topçinjtë”. /Demokracia.com

Të ngjashme