Lajme
Grabitje në Prishtinë nga persona të armatosur, Policia jep detaje
Demokracia
10:21 | 15 Shtator 2023

Share:

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer grabitje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

“Prishtinë 14.09.2023 – 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme