Lajme
Grabiti 40 mijë euro, momenti kur autori i maskuar kërcënon me armë punonjëset
Demokracia
13:55 | 24 Qershor 2023

Share:

Policia e Shtetit ka publikuar momentin kur grabitësi i maskuar grabit nën kërcënimin e armës 40 mijë euro në pikën e këmbimit valutor.

Sikurse duket në video, grabitësi ende i paidentifikuar futet brenda pikës së këmbimit valutor dhe kërcënon dy punonjëset me armë, merr paratë dhe largohet me shpëjetësi.

Grabitja ka ndodhur pak çaste pasi është hapur pika e këmbimit valutor, ku hajduti që mban një maskë dhe kapele, ka përfituar nga pakujdesia e punonjëseve.

Sipas përshkrimit të bërë nga punonjëset, grabitësi kishte dialektin e veriut ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Policia ndërkohë ka vendosur shpërblim prej 5000 eurosh, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi/tch

Të ngjashme