Sport
Grabitësit hynë në shtëpinë e portierit të PSG-së, duke kërcënuar se do ta vrisnin gruan e tij
Demokracia
13:09 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Portieri i tretë i Paris Saint-Germain, Alexandre Letellier u vu në shënjestër të grabitësve të armatosur së bashku me familjen e tij dhe tragjedia u parandalua nga reagimi i shpejtë i policisë.

Katër grabitës hynë në shtëpinë e Lettelier në Hardricourt rreth orës 2 të mëngjesit të së martës.

Portieri i PSG-së zgjoi gruan e tij Chloe dhe dy fëmijët (6 dhe 2 vjeç) dhe thirri policinë dhe në momentin e telefonatës grabitësit e urdhëruan që të mbyllte telefonatën me armë.

Nga portieri iu kërkua të dorëzonte para dhe bizhuteri dhe ata e kërcënuan se do ta vrisnin gruan e tij nëse ai nuk e bënte këtë.

Sipas mediumit Le Parisien, ata treguan se ishin seriozë duke goditur gruan e tij teksa ajo mbante në krahë një fëmijë dyvjeçar.

Policia ka reaguar me shpejtësi në bazë të informacioneve që mundi t’u jepte Aleksandre dhe ata hynë në shtëpi dhe arritën të arrestonin tre grabitës, ndërsa kërkimi për të katërtin vijon ende.

Dy nga të arrestuarit janë të mitur 16 vjeç dhe tjetri është 21 vjeç. Gjithashtu, gjatë aksionit ka mbetur i plagosur edhe një polic.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e PSG-së janë në shënjestër të grabitësve. Në korrik, Gianluigi Donnarumma dhe e dashura e tij u lidhën dhe u grabitën, në maj 2021 u grabit shtëpia e Angelo Di Marias dhe babai i Marquinhos u rrëmbye.

Të ngjashme