Lajme
Grabitën një shumë parash, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë
Demokracia
15:43 | 02 Maj 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar L.I, 37 vjeçar dhe K.M, 24 vjeçar pasi kanë grabitur një shumë parash.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot në një market në Fushë Kosovë, shkruan teve1.info

“Sot nga zyrtarët policor të Fushë Kosovës dhe të njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën  grabitje. Rasti ka ndodhë sot rreth orës 08:00, në një market, në rrugën “Beqir Kelmendi” në Fushë Kosovë, ku personat e dyshuar kanë grabitur një shumë parash”, thuhet në raport.

Kurse personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024