Lajme
Grabitën dhjetëra banesa, arrestohen katër ‘skifterët’ shqiptarë në Itali
Demokracia
14:48 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, nën akuzën e vjedhjes. Në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit e moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.

Kryesisht ‘skifterët’ shqiptarë kryenin veprat e tyre në Milaono, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.

Aktualisht tre shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.

Të ngjashme